Love & Sex

“Përse marrëdhënia jonë nuk po funksionon dhe ka gjithmonë tension?!”/ Ekspertët i japin përgjigje kësaj pyetjeje!

Nëse vazhdimisht po luftoni për të mbajtur gjallë një marrëdhënie, me siguri gabimin e keni tek vetja. Jonathan Bennett-it, një këshilltar i njohur indentifikoi disa shenja që mund të jenë pjesë e problemit në marrëdhëniet tuaja të dështuara. Nxjerrja në pah e ndjenjave tuaja është diçka e shëndetshme, ndaj fillimi i disa zënkave me partnerin nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Por, nëse jeni ju i pari që filloni “luftën” atëherë këtu ka një problem të madh. Bennet thekson se:

Nëse shumica e luftimeve dhe mosmarrëveshjeve ndodhin për shkak të fjalëve ose veprimeve tuaja, është një shenjë se ju jeni problemi në marrëdhënie. Ju ndoshta duhet të shikoni brenda vetes dhe të kërkoni pse jeni ai që filloni shumicën e konfliktit.

Nëse konstatoni veten duke qëndruar i heshtur ose duke u larguar vazhdimisht nga partneri gjatë diskutimeve apo debatit, atëherë ju po shfaqni një sjellje disi vrasëse të raportit në çift. Jonathan nënvizon:

Komunikimi është jetik për një marrëdhënie që të ketë sukses. Megjithatë, nëse nuk përpiqeni të komunikoni me partnerin tuaj ose, më keq, në mënyrë aktive të mbyllni komunikimin, ju jeni një pjesë e madhe e problemit. Kjo do të thotë që çështjet që pengojnë marrëdhënien tuaj nuk do të zgjidhen kurrë në mënyrë të shëndetshme.

Nëse nuk i shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të shëndetshme në çdo rast ose nuk i shprehni aspak, ju mund të keni probleme serioze në raportin në çift. Nëse nuk e gjeni veten të interesuar ndaj dikujt me të cilin tashmë keni krijuar një raport, atëherë kjo është shenja e parë e një problemi të madh.

Marrëdhëniet e suksesshme, si të gjitha gjërat e mira në jetë, kërkojnë punë dhe përpjekje të mëdha. Nëse e dini që nuk po përmbushni nevojat e partnerit tuaj dhe nuk mund të grumbulloni energji për të punuar për veten ose marrëdhënien, atëherë jeni një arsye e madhe se pse marrëdhënia nuk po funksionon.