Debati mes Juxhinit dhe Ilirit agravoi në një situatë të vështirë për këtë të fundit, që shpërtheu në tone të ashpra zëri. Juxhini i ka thërritur Ilirit gjatë kohës që ishte në living, por në momentin që ky i fundit i është përgjigjur ai nuk ka reaguar. Kjo situatë ka sjellë një reagim të ashpër të Ilirit i cili ka menduar se aktori po tallet me të. Gjatë këtij prime dyshja u munduan të sqarohen, por Iliri nuk pranoi të kërkonte falje.
“Të tallesh me një burrë 55-vjeç, turp të qoftë”, deklaroi Iliri në dhomën e rrëfimit pas incidentit. Nga ana tjetër Angelo Haruni deklaroi se nuk e ka pritur që banori do të dilte nga vetja. “Nuk ma merrte mendja se mund të agravonte deri në këtë pikë”, tha Haruni. Nga ana tjetër Juxhini deklaroi se gjithçka e ka nisur për shaka dhe më pas i ka kërkuar falje, por nuk ka marrë të njëjtën gjë në shkëmbim.
Juxhin: Unë e nisa për shaka, nuk e dija që do merrte këto përmasa. Unë i kërkova falje, shpresoj të më ketë falur. I vetmi peng është se unë e prisja një më fal më mbrapsht, nga Iliri, për reagimin. Unë ia sqarova, ndoshta mund të më thoshte edhe ai më fal për reagimin.
Iliri: Nuk kam asnjë koment ajo ishte poshtëruese për mua. Kjo lojë bëhet në Korçë dhe e di shumë mirë. Thash se ka pyetur njeri për ndonjë pikë të dobët të Ilirit. Do të falur nga mua? Nuk ma kërkove?
Juxhin: Unë thash se ndoshta e ke ndjerë, nëse se ke ndjerë është ok.
Iliri: Të falur publikut deri në gjunjë.