Tech

Përse Samsung e hoqi dritën LED?

Shumë përdorues të Samsung mendojnë se kompania e ka hequr plotësisht dritën LED të njoftimeve, një nga funksionet më praktike të telefonave Galaxy. Megjithatë, ajo nuk është zhdukur, por është zëvendësuar me një opsion softuerik të fshehur në cilësime. LED-i i vogël që dikur tregonte thirrjet e humbura, mesazhet apo statusin e baterisë, u përdorte pa e ndezur ekranin e telefonit dhe ishte shumë i dobishëm për përdoruesit.

Samsung e hoqi këtë dritë me serinë Galaxy S10 në vitin 2019, kryesisht për shkak të ekraneve të mëdha AMOLED dhe kornizave shumë të holla, ku nuk kishte më hapësirë për komponentë shtesë. Kompania zgjodhi të përdorë hapësirën e përparme të pajisjes për ekran më të madh dhe funksione multimediale, duke e zëvendësuar LED-in me zgjidhje softuerike.

Sot përdoret funksioni Edge Lighting, i cili ndriçon skajet e ekranit kur vijnë njoftime, mesazhe ose thirrje, duke simuluar efektin e LED-it tradicional. Përdoruesit mund të personalizojnë ngjyrat, animacionet, intensitetin dhe kohëzgjatjen e ndriçimit sipas dëshirës së tyre. Për ta aktivizuar, duhet të shkohet te Cilësimet > Njoftimet > Stili i njoftimeve pop-up dhe më pas të konfigurohet Edge Lighting. Edhe pse shumë përdorues ende preferojnë LED-in klasik, Edge Lighting mbetet alternativa kryesore e Samsung për njoftime vizuale në telefonat modernë Galaxy.

Edhe pse prezantimi i serisë Samsung Galaxy S27 pritet vetëm vitin e ardhshëm, rrjedhjet e para tashmë po zbulojnë detaje interesante për modelin e ri Galaxy S27 Pro. Sipas informacioneve të publikuara nga burime të njohura të industrisë, Galaxy S27 Pro pritet të pajiset me një bateri me kapacitet 5000 mAh, një shifër që ka surprizuar shumë përdorues dhe analistë.

Ajo që e bën këtë informacion veçanërisht interesant është fakti se telefoni pritet të ketë një ekran më kompakt, rreth 6,5 inç, ndërsa do të ruajë të njëjtin kapacitet baterie si modelet e mëparshme Ultra. Kjo mund të rezultojë në autonomi më të mirë të baterisë falë konsumit më të ulët të energjisë nga ekrani më i vogël.