Rikthehen përplasjet etnike në Mianmar. Mijëra njerëz po braktisin shtëpitë në provincën Kachin, nga luftimet mes ushtrisë e rebelëve etnikë. Kombet e Bashkuara raportojnë për 4 mijë të larguar në prill. Përleshjet e armatosura janë pasojë e përshkallëzimit të përplasjeve mes Organizatës për Pavarësinë e Kachin-it dhe qeverisë së Mianmarit. Ushtria po bombardon nga toka e ajri, pa u shqetësuar për civilët.