Aktualitet

Peshkimi rrit punësimin, eksportet janë rritur 4 herë

Zgjerimi i eksporteve të peshkimit me katër-fishim në pesë vite ka rritur edhe punësimin në këtë sektor. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se numri i të punësuarve në industrinë  e peshkimit kaloi nga 2.200 persona që ishin në 2013, në rreth 9.200 persona në 2018. Rritja ka qenë e ndjeshme, veçanërisht vitet e fundit ku po shtohen edhe fabrikat  e përpunimit të peshkut për eksportet.