Aktori dhe komediani Pete Davidson ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi rolin vendimtar të nënës së tij në procesin e shërimit.
I ftuar në podcastin “This Past Weekend with Theo Von”, ai tregoi për një moment kyç gjatë qëndrimit në rehabilitim, kur një telefonatë nga nëna e tij, Amy, i ndryshoi gjithçka.
Ajo më tha: ‘Frika ime më e madhe është të lexoj në lajme se djali im ka vdekur.’ Ajo kurrë nuk ka folur kështu më parë. Gjithmonë ka qenë mbështetëse dhe pozitive
-rrëfeu Davidson.
Fjalët e saj e goditën fort, sidomos duke ditur se Amy kishte humbur bashkëshortin, Scott Davidson, një zjarrfikës që humbi jetën në sulmet e 11 shtatorit.
Thjesht mendova: ‘Nuk mund të vdes para se ajo të ikë’
-shtoi aktori 31-vjeçar.
Davidson e përshkroi nënën e tij si një grua të fortë dhe të përkushtuar, e cila nuk u martua më pas humbjes së bashkëshortit, duke iu dedikuar plotësisht rritjes së fëmijëve.
Aktori, i njohur për betejat me shëndetin mendor dhe varësinë, foli edhe për vendimin për të hequr tatuazhet, të cilat i lidhnin me kujtime të errëta nga e kaluara.
Dua të filloj nga e para
-tha ai, duke shtuar se ndihet me fat për dashurinë dhe mbështetjen e familjes.