Gossip Showbiz

Pete Davidson rrëfen dhimbjen e humbjes së babait në 11 shtator: “Babai më premtoi se…”

Kanë kaluar 24 vite nga sulmet tragjike të 11 shtatorit 2001, por për aktorin dhe komedianin amerikan Pete Davidson kjo datë mbetet një plagë e hapur.

Atë ditë, kur ishte vetëm 7 vjeç, ai humbi babain e tij, zjarrfikësin Scott Davidson, i cili ra dëshmor teksa shpëtonte jetë në Qendrën Botërore të Tregtisë.

I ftuar në podcast-in “Real Ones” me Jon Bernthal, Davidson kujtoi momentet e para pas tragjedisë.

Babai më premtoi se do të vinte të më merrte atë ditë, por nuk u shfaq kurrë. Mamaja ime nuk ma tha të vërtetën për tre ditë dhe më ndaloi të shihja televizor. Një mbrëmje ndeza fshehurazi ekranin dhe e pashë aty. Lajmet raportonin se të gjithë zjarrfikësit në vendngjarje kishin humbur jetën

-tregoi aktori 31-vjeçar.

Komediani pranoi se humbja e hershme e të atit i shkaktoi trauma të thella emocionale, duke e lënë me çrregullim stresi post-traumatik (PTSD) dhe probleme të mëdha besimi.

Kam kaluar gjithë jetën në terapi. Kjo humbje më shoqëron çdo ditë

-tha ai me sinqeritet.

Megjithatë, Davidson ka gjetur një mënyrë për ta përballuar dhimbjen dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e babait: përmes humorit.

Ai shprehu se skena është bërë mjeti i tij i shërimit, një hapësirë ku mund të shprehë dhimbjen, por edhe të nderojë trashëgiminë e një prej heronjve të 11 shtatorit.

Scott Davidson mbetet një simbol i sakrificës së zjarrfikësve atë ditë, ndërsa djali i tij, përmes artit, përpiqet të mbajë gjallë kujtimin dhe forcën që babai i tij përfaqësonte.