Gossip Showbiz

Pete Davidson flet për periudhën gjatë lidhjes së tij me Ariana Grande! “Isha i turpëruar…”

Pete Davidson ka rrëfyer hapur ndjesinë e turpit dhe shqetësimit që përjetoi pas vëmendjes së madhe mediatike mbi të ashtuquajturën “BDE” (Big Dick Energy), e cila shpërtheu pas lidhjes së tij me Ariana Grande në vitin 2018.

I ftuar në podkastin “The Breakfast Club”, aktori tha se u ndje i reduktuar vetëm në jetën e tij seksuale, ndërsa askush nuk fliste për punën e tij si artist.

Isha i turpëruar. Askush nuk fliste për mua si artist, vetëm për një pjesë të trupit tim

-u shpreh Davidson.

Ai kujtoi se nuk kishte kërkuar kurrë këtë lloj vëmendjeje dhe se komentet publike të Arianës për “madhësinë” e tij e bënë të ndihej edhe më i ekspozuar.

Nëse kjo do t’i ndodhte një vajze, do të kishte protesta në rrugë

Davidson e përshkroi përvojën si “disi traumatike”, pavarësisht se në letër mund të dukej si diçka pozitive.

Në realitet, ishte një eksperiencë e pakëndshme dhe e vështirë për t’u përballuar