Për Pete Davidson fejesa e shkurtër me Ariana Grande është kthyer në diçka aq qesharake saqë tani mund të tallet me të edhe live para qindra mijëra njerëzve.
Aktori ka vënë në skenë një pjesë të vogël aktrimi ku i propozon një vajze dhe ajo e refuzon duke u tallur në të njejtën mënyrë si u tall edhe Ariana Grande e më pas ai u shpreh sa shumë i urren lidhjet.
Këngëtarja 25-vjeçare e irrituar nga ky veprim i ish-it të saj ka reaguar me një seri postimesh në Twitter duke thënë “I urren lidhjet por në të njejtën kohë kërkon një të tillë kot. Jo faleminderit” , përfundon ajo.