Universiteti i Elbasanit pezullon nga detyra Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane dhe dy pedagogët, që sot u arrestuan nga policia për korrupsion. Vendimi i Rektorit pason prangosjen e Albert Ristës, Elvira Lumit dhe Erjola Çaljas nën akuzën e korrupsionit. Urdhëri i pezullimit do të qëndrojë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vetë Universiteti i Elbasanit shprehet i hapur si institucion për të bashkëpunuar me organet e Drejtësisë.