Pixie Lott shkëlqeu mbrëmë në skenë duke treguar me krenari barkun e rrumbullakosur, vetëm pak javë para se të bëhet nënë për herë të dytë.
Këngëtarja 34-vjeçare performoi në eventin “Labubu” në “Gallery Club London”, ku mahniti publikun me një kostum transparent “Mercy Catsuit” nga Agent Provocateur, të kombinuar me të brendshme të zeza, rrip me zinxhir të artë dhe çizme të gjata deri në gju.
E njohur për hitin “Coming Of Age”, Pixie rrëfeu se kjo periudhë e jetës i ka dhënë një perspektivë të re mbi rëndësinë e gjërave.
Të qenit nënë dhe pritja e fëmijës së dytë më ka ndryshuar, duke më dhënë një sens më të thellë për jetën dhe karrierën
-tha ajo, sipas “Daily Mail”.
Edhe pse kujdesi për djalin e saj 23-muajsh, Albert, dhe lodhja e shtatzënisë i marrin shumë energji, këngëtarja vazhdon të qëndrojë aktive në skenë dhe të punojë me pasion për muzikën.
Ndryshe nga shtatzënia e parë, të cilën e mbajti sekret deri në javën e 31-të, këtë herë Pixie e ndau lajmin me fansat që në skenë. Performanca e saj në eventin Labubu u kthye në një moment të veçantë ku muzika u ndërthur me emocionet e saj të reja si nënë.
Pixie dhe bashkëshorti i saj, modeli Oliver Cheshire, me të cilin u martua në qershor 2022 pas disa vonesave për shkak të pandemisë, janë të emocionuar për ardhjen e fëmijës së dytë, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre familjare.