Në Fier u regjistrua një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi. Aksidenti ndodhi në lagjen “15 tetori” të qytetit të Fierit, ku gruaja ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga makina. Mësohet se shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa e plagosura u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia mbërriti menjeherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit.