Aktualitet

Plagosi me thikë punonjësin e sigurisë në spitalin e Fierit, pranga 44-vjeçarit!

Plagosje me thikë në Fier, lëndohet punonjësi i sigurisë në Spitalin Rajonal, siç raportohet, pas një sherri për motive të dobëta. Mësohet se i lënduari mbeti i dëmtuar lehtë ndërsa si autor të dyshuar, policia vuri në pranga një 44 vjeçar, me banim në Fier.

Njoftimi zyrtar policor:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier, i cili është dëmtuar lehtë.

Në një tjetër zhvillim, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Berat, ku një 34 vjeçar sulmoi dy gra në rrugë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Gj., i cili u procedua penalisht.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka dëmtuar lehtë, në rrugë, me sende të forta 2 shtetase.