Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat.
Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar e për tu larë, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.
I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar, por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e ka transportuar viktimën drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.
Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë, 15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.