Aktualitet

Plagosja në Vlorë, arrestohet autori

Policia e Vlorës vuri në pranga ditën e sotme një person, i cili dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri të një 34-vjeçari, 3 javë më parë. Në pranga nga policia është vënë shtetasi Nikollaq Cepaj 34 vjeç. Plagosja ndodhi rreth 3 javë më parë në një lokal në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Vijojnë hetimet.