Plagosje me armë zjarri në Sarandë. I lënduar mbeti një 31-vjeçar nga Konispoli, i cili ndodhej jashtë mjediseve të një lokali në Lagjen Nr.1 kur u kap në shpatull nga një plumb rikoshet. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një predhë fisheku, si dhe një automjet tip “BMW” që dyshohet të jetë i autorit. Për arsye hetimore, nuk jepen detaje të tjera. Ndërkaq, vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.