Po sikur ai që do të ndalë Halandin të jetë realisht Françesko Açerbi? Trajneri i kombëtares italiane është duke menduar seriozisht që të grumbullojë mbrojtësin e Interit për sfidat eliminatore të Italisë për Botërorin me Norvegjinë dhe Moldavinë.
LEXO EDHE: Situata e pazakontë në Seria A, mund të vendosë një monedhe!
Nisur nga dëmtimet e shumta që ka pasur reparti difensiv, por edhe nga momenti që po kalon Açerbi, Spaleti është futur në mendime. Në fakt, në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve u pyet nga gazetarët, por ai u përgjigj:
“A e dini sa vjeç është Açerbi? Është 37 vjeç”. Me këtë la të kuptohej që po sheh më shumë të rinjtë. Por veterani i prapavijës zikaltër është nga ata që ekzaltohet kur ka përballë lojtarë të mëdhenj dhe sulmues të fortë si Haland.
E ka treguar në Champions dhe duelet me të i ka fituar të gjitha. Megjithatë, vendimin përfundimtar do ta marrë trajneri Luçiano Spaleti, i cili e vlerëson lojtarin dhe e ka pasur në plane edhe për Europianin e vitit të kaluar, por në fund ai hoqi dorë për shkak të një dëmtimi.