Policia italiane zbardhi sot detajet e operacionit antidrogë të 30 Prillit në ujërat e Adriatikut. Autoritetet në vendin fqinj saktësojnë se u sekuestruan mbi 2.5 tonë kanabis, me vlerë tregu 20 milionë euro. 4 skafistëve shqiptarë të arrestuar iu jepen vetëm inicialet, ndërsa janë të moshave 30, 37 e 40-vjeç, të gjithë nga Vlora. Dy prej tyre rezultojnë me precedentë penalë për trafik narkotikësh. Gomonia 10 metra e gjatë u lokalizua në brigjet e Brindizit. Roja Bregdetare Italiane, e ndihmuar nga një helikopter u vu në ndjekje të mjetit lundrues, brenda të cilit u gjet dhe një armë kallashnikov me 30 fishekë.