Aktualitet

Policia jep detaje për operacionin antidrogë në Tiranë/ 5 në pranga, sekuestrohet mbi 1 kg kokainë

Policia ka dalë sot me një njoftim në lidhje me operacion anti-drogë që u zhvillua një ditë më parë në zonën e Xhamllikut, ku u arrestuan 5 persona, u shpall në kërkim një tjetër, ndërsa u sekuestruan 1 kilogram e 128 gramë kokainë.

Në pranga kanë rënë Gentian Kore, 47 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Erjon Prengaj,32 vjeç, Gazmir Cani, 26 vjeç, ky i fundin edhe personi i cili tentoi t’i ikte Policisë një ditë më parë, duke i dhënë gaz automjetit tip ‘Benz’ që drejtonte, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve. Ndërkohë është shpallur në kërkim personi me inicialet E(E). P(S)., 33 vjeç.

Gjatë këtij operacioni, efektivët e policisë i kanë marrë celularin nga dora dhe e kanë shtrirë përtokë gazetarin Ergys Gjençaj i cili po filmonte në afërsi. Në lidhje me rastin ka reaguar Prokuroria e Tiranës, e cila deklaron se në bashkëpunim me SHÇBA po kryen verifikime në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë operacionit policor.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.