Policia vazhdon kërkimin për Mikel Kasajn, i cili u arratis sot nga Gjykata e Vlorës pasi e dënoi me 3.4 vjet burg për rrëmbim personi, ndërsa përfitoi gjykim të shkurtuar. I veshur me pantallona të zeza e bluzë rozë, 28-vjeçari kërceu mbi tavolinë dhe u largua me vrap. Kasaj shfrytëzoi mungesën e prangave e të përforcimeve. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe kërkon ndihmën e bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion, të telefonojnë në numrin 129.