Fundjava vjen me shërbime të përforcuara të Policisë Rrugore në autostradën Tiranë-Durrës e anasjelltas. Çdo të shtunë dhe të diel, në këtë aks shtohet ndjeshëm qarkullimi i automjeteve që i drejtohen bregdetit. Por trafiku i rënduar shndërrohet në kaos, si pasojë e aksidenteve. Problem përbën mosrespektimi i distancës mes tyre, krahas amortizimit të rrugës në disa pjesë. Përveç shërbimeve të përforcuara, pritet të japë ndihmesë, edhe urdhri për kufizimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë.