Polonia mbështet financiarisht Kontrollin e Lartë të Shtetit si në aspektin e përgatitjes së auditeve, por edhe në aspektin infrastrukturor të këtij institucioni. Si shenjë falenderimi salla kryesore e këtij institucioni mori emrin e ish-presidentit polak Le-Kazinski. Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj u shpreh se po mundohen t’i plotesojnë nevojat e këtij institucioni. Ndërsa theksoi se ka ende shumë punë për të bërë në të mirë të qytetarëve.