Ndërsa shtetet evropiane hodhën poshtë rëndësinë e dokumenteve të prezantuara nga Izraeli si prova se Irani ka kërkuar të zhvillojë armë bërthamore, Shtetet e Bashkuara nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me BE-në. Këtë e dëshmon qëndrimi i Sekretarit të Shtetit. Mike Pompeo tha se “Dokumentet tregojnë se Republika Islamike ka pasur një program sekret bërthamor për vite të tëra, ndonëse e ka mohuar”.