Bota

Pompeo në Penian për detajet se si do të operohet me denuklearizimin

Sekretari Amerikan i Shtetit kaloi natën e parë në Korenë e Veriut. Mike Pompeo në Penian, do të qartësojë detajet se si do të operohet me procesin e denuklearizimit dhe tërheqjen e trupave amerikanë, të mbetur që nga lufta e Koresë. Pompeo u takua me Kim Yong Chol, i cili luajti një rol kyç në organizimin e takimit në Singapor, mes presidentit amerikan Trump dhe atij koreano-veriur. Në vijim të ditës dpritet një takim mes Pompeos dhe Kim Jong-un.