Bota

Pompeo në Penian, për të diskutuar rreth Denuklearizimit të Koresë së Veriut

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ndodhet në Penian, për të diskutuar rreth specifikave të Denuklearizimit të Koresë së Veriut dhe mënyrave për të përmirësuar marrëdhëniet e Amerikës me vendin komunist. Në aeroport, Kryediplomati i Uashingtonit u prit nga homologu koreano-verior, Ri Yong Ho. Për Pompeon kjo është e para vizitë në Penian, pas samitit historik të 12 Qershorit mes presidentëve Donald Trump e Kim Jong Un në Singapor.