Bota

Pompeo thirrje iranianëve të paraqesin fakte kundër regjimit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo iu bën thirrje iranianëve të paraqesin video e informacione që dokumentojnë goditjen e Qeverisë ndaj protestuesve. Uashingtoni do të përgjigjet me zgjerim të sanksioneve. Në Iran, protestat u nxitën nga vendimi i autoriteteve për të kufizuar blerjet e naftës. Organizatat ndërkombëtare raportojnë për 106 viktima, por shifra nuk konfirmohet. Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump akuzon Teheranin se po iu ndalon iranianëve aksesin në internet për të fshehur vrasjet gjatë protestave.