Bota

Pompeo: Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez prioritet për administratën “Trump”

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se “Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez vazhdon të jetë prioritet për administratën e presidentit Trump”. Pompeo theksoi se “SHBA-të mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, ndërsa refuzoi të komentojë lidhur me përdorimin e forcës nga ushtria izraelite, kundër protestuesve në kufrin me Gazën. Ndërkaq, iu bëri thirrje palestinezëve, t’iu rikthehen bisedimeve të paqes. Pas Izraelit, turi i kryediplomatit të Uashingtonit në Lindjen e Mesme, vijon sot në Jordani.