Mbrëmjen e kaluar reperi i mirënjohur Post Malone ka vendosur t’i bëjë një dhuratë fansave për festa.
Ai ka lançuar një projekt muzikor surprizë në orët e para të Krishtlindjes klipi i së cilës jo vetëm që është i animuar por është i mbushur me detaje festive.
Kënga e quajtur thjeshtë “Wow” është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtarit të cilët duket se kanë patur ankesa për prurjet e tij të fundit që sipas tyre nuk kanë qenë në nivelin e duhur.