Drama ligjore mes këngëtarit të njohur Post Malone dhe ish-të fejuarës së tij, Hee Sung Park, ka përfunduar me një marrëveshje private, duke shmangur një proces të zgjatur gjyqësor.
Sipas dokumenteve të siguruara nga mediat amerikane, Park ka tërhequr padinë kundër artistit, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, pasi palët ranë dakord për kushtet e reja që lidhen me kujdestarinë dhe mbështetjen financiare për vajzën e tyre trevjeçare, e cila në dokumente identifikohet me inicialet “DDP”.
Në padinë fillestare, Park kishte kërkuar një rishikim të kushteve të kujdestarisë dhe një marrëveshje të miratuar nga gjykata për mbështetje financiare.
Marrëveshja e re sugjeron se çështjet ligjore dhe financiare janë zgjidhur privatisht, përfshirë edhe detajet për vizitat prindërore.
As Post Malone, as Hee Sung Park nuk kanë dhënë komente publike dhe termat e marrëveshjes mbeten konfidenciale.