Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur mbi fatin e secilës shenjë të horoskopit për vitin 2025 dhe janë ndalur edhe tek banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Në një moment gjatë intervistës kur po diskutonin për G Banin, Lei Kraja u shpreh se nëse do të kishte qenë brenda shtëpisë së BBV ajo do të kishte flirtuar me banorin.

Nëse do të isha në “Big Brother VIP” do të kisha flirtuar me G Bani më duket shumë i lezetshëm.  

2. Hugh Grant krenohet me shumë filma në të cilët ka realizuar role, por komedia romantike “Nine Months” nuk është një nga ato filma. Sipas People, Grant ka deklaruar në një intervistë për Variety se është aq i zhgënjyer me rolin e tij në filmin “Nine Months” sa nuk do ta lejojë gruan e tij ta shikojë filmin. Në “Nine Month” Grant luajti rolin e një psikologu fëmijësh që është në një lidhje me një mësuese baleti të luajtur nga Juliane Moore. Marrëdhënia e tyre kalon në probleme kur mësuesja merr vesh se ajo është shtatzënë.

3. Post Malone ka treguar anën e tij më humane gjatë festave të Krishtlindjeve, duke i dhuruar një bakshish prej 19 mijë eurosh një nënë të vetme, Renee Brown, në Houston. Pas disa pijeve me mikun e tij Shaboozey në barin “The Railyard”, Renee, që ishte kamariere atje, u ndje e befasuar dhe e emocionuar kur pa shumën e madhe të bakshishit të paguar nga dikush në emër të Malone.

4. I ftuar në “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçyku ka qenë ish-banori i Big Brother VIP 3, Gazmend Ujkashi. Ata diskutuan dhe komentuan ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP”. I pyetur se si ky edicion është në krahasim me vitin e kaluar, ai u shpreh:

Ky është më flu. I yni ishte më toksik, sepse kishte lojtar të përgatitur paraprakisht dhe lojtar shumë të fortë. Domethënë unë mund të marr një 10-çe aty që nga lojtarët sot nuk besoj se ka ndonjë që mund të hahet. Ishin shumë të fortë, por nuk është shumë mirë kur janë shumë të fortë, sepse kalon e gjitha në toksicitet. Mua më pëlqen të jetë flu, siç është ky për shembull që ka si vetvetja shumë raste. Llogaritë që ato do të lëshohen fare në kuptimin e kalkulimeve. Ky tani nuk është i fortë. Ky është flu. Kur them flu domethënë më natyral. Unë them kështu që më i bukuri është dyshi, më korrekti ka qenë njëshi, treshi ishte më toksiku ku isha unë, por nuk vinte se nuk kishte lojtar. Lojtarët e treshit ishin më të fortët se 1,2,3,4, por kjo nuk ishte e mirë. 

5. I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë reperi i njohur Stresi, për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm. Stresi u ndal dhe tekreagimet e fundit në rrjet, pas deklaratës së Bernardit të bërë në “Big Brother VIP”, ku pranoi publikisht se është homoseksual… Po ashtu Stresi u ngacmua pak dhe mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ka pasur ai ndonjë flirt apo raport intim me ndonjë nga vajzat e këtij edicioni?

Jo. Janë brez tjetër këto. Jam djalë që di t’i ndaloj epshet. Jam një djalë fisnik, vij nga një familje fisnike, nuk do t’ja falja vetes të flirtoja me një vajzë shumë më të re se unë.