Showbiz

Pozon me Dua Lipën, fansat e Ritës i kundërvihen Bebe Rexhës

Për të gjithë ata që ende nuk e dinë, Dua Lipa dhe Rita Ora pavarësisht origjinës së tyre shqiptare nuk kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën dhe asnjëherë nuk janë parë apo fotografuar bashkë.

Është Bebe Rexha ajo e cila përpiqet që t’i afrojë vajzat megjithëse nuk ka patur sukses ajo ka krijuar një miqësi me të dyja ato.

Por duket se fansat e Ritës janë disi të zemëruar që mikja e saj po shfaq shumë foto me Duan dhe duket se janë gati ta ‘kryqëzojnë’ atë për këtë vendim.

Një komentues në rrjetin social Instagram shkruan se Bebe ka braktisur Ritën por kjo e fundit u ka mbyllur gojën të gjithëve. “Jo, mos filloni me këto. Rita është gjithashtu shoqja ime” ,-i kundërpërgjigjet Bebe, komentuesit.