Një punonjës policie dhe një avokat u ndaluan nga SHÇBA-ja, pasi akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, në këmbim të shpërblimeve monetare që shkonin deri në 2 mijë euro. Të ndaluarit janë, Haki Dyli, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës, dhe Devis Qana, Avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë. Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë.