Aktualitet

Pranga një kosovari, kërkohet në Gjermani

Kërkohej në Gjermani për trafik droge, një 28-vjeçar kosovar u arrestua në Morinë. Në pranga ra Kastriot Rashani nga Vushtria, i cili do të ekstradohet në Gjermani. Urdhër-kërkimi ndërkombëtar ndaj tij u lëshua tre muaj më parë. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.