Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, arrestohet një oficer policie në Burgun e Burrelit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve e prangosi shtetasin Alberd Patushi, pas një hetimi 3-mujor, në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë. Duke përfituar nga detyra dhe me premtimin për të ndikuar te funksionarët e sistemit të Drejtësisë për t’i liruar, dyshohet se 45-vjeçari iu mori shuma të konsiderueshme parash disa të dënuarve në Burgun e Burrelit.