Policia e Shtetit dha detaje të reja në lidhje me arrestimin e të shumërkërkuarit, Aldo Avdylaj. Sipas uniformave blu, 37 vjeçari u prangos në Tiranë, në një apartament në zonën e Kopshtit Zoologjik.
Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej, forcat speciale gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Aldo Avdylaj akuzohet për:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal