Bota

Presidencialet turke, prezantohet formalisht kandidatura e Erdogan

Në Turqi, Partia AKP në pushtet, prezantoi formalisht kandidaturën e presidentit në largim, Recep Tayyip Erdogan në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme presidenciale e parlamentare të 24 Qershorit. Nesër, pritet prezantimi i rivalit të Erdoanit nga rradhët e opozitës turke. Në garën presidenciale, me shumë gjasa do të ketë përballë, kurdin Selahatin Demirtash, i sulmuar nga Ankaraja si mbështetës i terrorizmit.