Aktualitet

Presidenti Meta: “Akomodimi afatshkurtër i të prekurve nga tërmeti, një sfidë më vete”

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se shpreson të përfundojnë totalisht operacionet për kërkim-shpëtimin e qytetarëve që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Gjithashtu, Meta e veçoi si sfidë më vete akomodimin afatshkurtër për të prekurit nga tërmeti, që më pas të gjendet zgjidhje afatgjatë për integrimin e tyre të plotë në jetë normale, ashtu si më parë.