Presidenti Ilir Meta e cilësoi pozitiv faktin që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në Durrës dhe Tiranë. Gjithashtu kreu i shtetit vlerësoi ndihmat e ardhura nga shumë vende. “Do të bëhet një vlerësim total, kjo kërkon kohë sepse nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimet. Pastaj në mënyrë më transparente do bëhet edhe përllogaritja” u shpreh presidenti Meta.