Presidenti Donald Trump shtyn me një muaj afatin për zbatimin e tarifave të reja ndaj importeve të aluminit dhe çelikut nga BE-ja, Kandaja dhe Meksika. Shtëpia e Bardhë tha se po u jep negociatorëve 30 ditë të tjera për të diskutuar për marrëveshjen. Por Komisioni Europian e kritikoi këtë veprim, duke thënë se “nuk pranojnë të negociojnë nën presionin e kërcënimeve”.