Rajoni

Presidenti Vuçiç: “Serbia pro dialogut me Prishtinën”

Aleksandër Vuçiç rikonfirmon vullnetin për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, me qëllim gjetjen e zgjidhjes për çështjet e mbetura pezull. Presidenti i Serbisë tha se “Nuk e di, nëse negociatat do të vazhdojnë në qershor, korrik apo gusht”. Por, Vuçiç  deklaroi se “Pavarësisht gadishmërisë së Beogradit për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel, duhet të shihet nëse dialogu prodhon rezultat”.