Politikë

Prezantimi i programit qeverisës nga kryeministri Rama (live nga Kuvendi)!

Në Kuvendin e Shqipërisë, seanca e sotme i kushtohet prezantimit të programit qeverisës dhe që bazohet në tre shtylla kryesore:

E para, “Shqipëria Evropiane” dhe synimi për ta integruar vendin në Bashkimin Europian brenda 2030-ës. Shtylla e dytë bazohet te “Rritja e qëndrueshme ekonomike” dhe te e treta, ekzekutivi premton se këtë mandat do t’i hedhë më shumë sytë te qytetarët me “Mirëqenie për të gjithë”.

Që në fillim, Rama vuri në dukje se 83 mandate janë borxh ndaj shqiptarëve për mandatin e katërt.

Jo një mandat, por vite të tëra nuk mjaftojnë për ta shlyer besimin që na dhanë shqiptarët. Programi ynë qeverisës është zgjidhja e provimit historik.

Ndërkaq kishte një mesazh për opozitën:

Pakicës i them: nuk është puna jonë çfarë thoni apo bëni jashtë kësaj salle.