Aktualitet

Priten pishat 50-vjeçare për zonë minerare, banorët e Plasës në protestë

Rreth 100 hektarë pyje me pisha mbi 50-vjeçare do të priten për të krijuar një zonë minerare, por banorët e fshatit Plasë në Bashkinë e Maliqit, kundërshtojnë vendimin. Për këtë qëllim, ata protestuan sot, duke shprehur shqetësimin se “Kjo do t’i lërë pa ujë e pritet të shkaktojë rrëshqitje të tokës”. Gjithashtu, paralajmërojnë rezistencë, derisa të rishikohet kontrata me subjektin.