Aktualitet

Privatizimi i CEZ, Shqipëria dhe Kosova në kërkim të dëshmitarit Nuel Kalaj

Autoritetet shqiptare dhe ato kosovare po kërkojnë për vendndodhjen e dëshmitarit në çështjen CEZ, Nuel Kalaj, personit me dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Francës. Ende nuk është rënë në gjurmët e tij ndonëse janë ushtruar disa kontrolle. Prokurorët shqiptarë kërkojnë ta marrin në pyetje në Tiranë, ku po zhvillohet rreth rolit të tij gjatë marrëveshjes me çekët. Në daljet e fundit mediatike, Kalaj ishte shprehur se në asnjë rrethanë nuk është negociuar nga ana e tij me CEZ për privatizimin e borxheve.