E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji gusht për secilën shenjë të zodiakut…
Gaforrja
Për muajin gusht, Garrja duhet të ketë kujdes se do e fillojnë me sherre e debate, konflikte, mosmarrëveshje. Mund të kenë dhe një konkurrencë, duhet të shmangin debatin. Kanë të bëjnë me persona që janë xhelozë, nuk ia tregojnë xhelozinë. Një diplomë, një master që do marrin në punën e tyre, do korrë sukses, por duhet të keni kujdes nga shoqëritë dhe miqësitë false. Nga ana financiare do jenë mirë. Do përballen dhe me shtetin, shikoj që kanë të bëjnë me çështje ligjore. Për kontrata pune, firma, dokumente, duhet të konsultohen mirë me një avokat. Duhet të kërkojnë të drejtën e tyre, të vërtetën e tyre. Por do përballen me çështje ligjore. Pjesërisht Gaforrja do jetë mirë, si në punë, si në dashuri, si në familje, por shikoj pjesën e çështjeve ligjore që do përballen në gjyq. Duhet të kenë kujdes për muajin gusht.