Bashkia e Tiranës deklaroi se do të sjellë risi në hartimin e politikave sociale në Shqipëri. Për këtë, Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Menaxheri i projektit zviceran “PERFORM”, Martin Dietz, nënshkruan një marrëveshje e cila nxit kërkimet shkencore, ofron ekspertizë dhe të dhëna për bërjen e politikave sociale. Veliaj tha se bashkëpunimi synon të krijojë një brez kërkuesish të rinj, që do të ndihmojnë Bashkinë e Tiranës në përkthimin e statistikave dhe rezultateve të marra nga terreni në politika konkrete.