Fatjona Memçaj kalon me sukses Vetting-un. Vendimi për Prokuroren e Apelit Tiranë, u shpall sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Prokurorja Memçaj është e dyta pas Gjyqtares së Kushtetueses, Vitore Tusha që kalon me sukses sitën e Vetting-ut. Hetimi u fokusua në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale.