Një çift i dashuruar u martuan nën ujë në Turqi. Ilhami Bilecen dhe Ozlem Sayin zgjodhën të kryenin ceremoninë në gjirin ku u takuan për herë të parë. Ata u zhytën së bashku me pajisjet speciale të zhytjes, së bashku me kryetarin e bashkisë Gelibolu, Ali Kamil Soyuak dhe dëshmitarët. Nën ujë, ata shpalosën një banderolë me mbishkrimin “Po”. Pas ceremonisë, çifti u rikthye në breg dhe firmosën në regjistrin e martesës para të ftuarve.
Ndërkaq, një video tronditëse është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah një ngjarje tragjike që ka lënë një shenjë të thellë emocionale. Ngjarja ka të bëjë me një propozim martese që u shndërrua në një tragjedi të paimagjinueshme për çiftin amerikan Steven Weber dhe Kenesha Antoine.
Çifti po shijonte pushimet e tyre në Manta Resort në Tanzani, një vend i njohur për dhomat e tij unike nënujore. Në natën e tretë të qëndrimit të tyre, Steven Weber kishte planifikuar një surprizë të veçantë për të dashurën e tij, Kenesha. Duke synuar të krijonte një moment të paharrueshëm, ai vendosi të bënte një propozim martese nën ujë, një gjest që do të bëhej një simbol i dashurisë së tyre.