Aktualitet

Propozohet tarifimi 1 herë në tre muaj për konsumtarët familjarë dhe bizneset

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese propozoi që për konsumtarët familjarë dhe bizneset tarifimi të bëhet njëherë në tre muaj. Deputeti i PS Ilir Beqaj tha se një praktikë e tillë ndiqet në shumë vende të tjera. Ai shtoi se OSHEE-ja duhet të përgatisë një historik të konsumit vjetor në bazë të të cilit bëhet faturimi tremujor. Nëse ky propozim miratohet qytetarët shqiptarë do të paguajnë faturat e energjisë elektrike një herë në tre muaj.