Politikë

Protesta e banorëve të Manastirit, deputetja e PD, Ina Zhupa: Të ndalet grabitja e pronave

Deputetja e PD Ina Zhupa ka reaguar në mbështetje të banorëve të Ksamilit që po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre.

Në një reagim në profilin e saj në facebook, Zhupa shkruan se banorët janë kërcënuar që të ikin vetë pasi aty do jepet për një investim strategjik.

“Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve ti rrafshosh me qëllimin për ta marr një investitor strategjik.

Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe”, shkruan deputetja e PD, Ina Zhupa.

LEXO EDHE: Drejtorët e Belinda Ballukut japin tendera për njëri-tjetrin, reagon Gazment Bardhi: Ditën ushtrojnë presion për vota në Fier, natën firmosin…

Reagimi i plotë:

Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike.

Hajdutëria dhe babëzia mbi pronat e lakmuara të vendit vazhdon në emër të investimeve strategjike. Edhe në muajt e fundit para përzënies me votë, kjo qeveri nuk i ndal vjedhjet strategjike.

Banorëve të Manastirit mbi plazhin Pasqyra do ju prishen shtëpitë e tyre në interes të ndërtimit të një investimi strategjik. Banorët e zonës kanë protestuar sot në Sarandë, po asnjë institucion nuk reagon. Ata kërcënohen për të ikur nga shtëpitë e tyre.

LEXO EDHE: Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar

Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve ti rrafshosh me qëllimin për ta marr një investitor strategjik.

Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe.

I kam denoncuar që në fillim gjithë masakrat që bëhet me këtë ligj për “vjedhjet strategjike” dhe i garantoj banorët se ne do qëndrojmë në krahun e tyre.