Rajoni

Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për tre orë aksi Kakavijë – Janinë!

Në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar sot nga ora 19:00 deri më 22:00 (me orën greke), për shkak të protestës së radhës të fermerëve.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj kohe do të lejohet qarkullimi vetëm i automjeteve me emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Protesta e fermerëve në Greqi është pjesë e një seri aksionesh që fermerët zhvillojnë për të kërkuar përmirësimin e kushteve të punës e të subvencioneve bujqësore.